Transmetuar më 08-04-2021, 17:46

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka marrë autorizim nga qeveria shqiptare për të negociuar për 50 mijë doza vaksinash Sputnik që do të vijnë në javët e ardhshme.

Ministri tha se nga java tjetër, të hënën ose të martën do të vijnë edhe 100 mijë doza të tjera vaksina kineze Sinovac.

“Asgjë nuk do ndalojë të bëjmë 500 mijë vaksinime për qytetarët shqiptarë”, theksoi ai.

“Numrat janë në rënie. Ne kemi filluar ta mundim atë flamë. Plani i vaksinimit do të vazhdojë me shpejtësi dhe do jemi sërish duke negociuar me vende mike, me prodhues”.

Ahmetaj theksoi se ka marrë dje autorizimin për të negociuar për 50 mijë doza Sputnik që do vijnë në javët e ardhshme.

“Do të vijnë siç erdhën sot 100 mijë, edhe javën që vjen të hënën ose të martën. Shqiptarët e shohin që përpjekja vazhdon të jetë e madhe”.

Ahmetaj shtoi se edhe “përpjekja për të sabotuar sjelljen e vaksinave dështoi”.

Ai u shpreh se qeveria do të vazhdojë me të njëjtin ritëm vaksinimin e qytetarëve shqiptarë.

/a.m/NOA.al