Transmetuar më 08-04-2021, 12:45

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur pak minuta më parë nga Rinasi për situatën e krijuar mbi pezullimin e fliturimeve në aeroportin e Rinasit. Balluku tha se nga ky moment do të nisin fluturimet esenciale.

“Kemi rritur që me një përpjekje gjatë natës së mbrëmshme të ruajmë vaksinat e konsiderueshme që do duhej të vinin dje. Do të vijën sot rreth orës 3, dhe më pas do të nisë shpërndarja siç ishte planifikuar.

Do të jetë e pamundur që në këto momente të kemi udhëtime komerciale, por vetëm esenciale. Por gjatë ditës është arritur që të zgjidhet ky problem. Sipas të gjitha planeve tona, nesër dhe gjatë gjithë ditës do të vijojnë fluturimet. Rëndësi ka që trafiku ajror ka filluar punën.

Duhet të jemi të qartë, se në pistën e aeroportit ë Rinasit, do të fillojnë ulen ato fluturime esenciale, emergjencat, fluturimet shtetërore, ushtarake, diplomatike. Po zgjidhim hap pas hapi në orët në vazhdim për të vënë në funksion të gjitha njësitë dhe për të rikthyer gjithçka në normalitet.

Ashtu siç thashë, në pistën e aeroportit të Rinasit nga ky moment do të fillojnë të ulen të gjitha ata avionë që futen në kategorinë e fluturimeve esenciale, pra fluturimet humanitare, fluturimet shëndetësore, emergjencat, diplomatike, shtetërore dhe fluturimet ushtarake.

Ndërkohë që fluturimet komerciale, të aviacionit civil për të akomoduar të gjithë udhëtarët që vijnë në Shqipëri ose nise nga Shqipëria do të fillojnë nga nesër në mëngjes”, tha ajo./K.B/NOA.al