Transmetuar më 08-04-2021, 12:07

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër ndalimi për tre nga kontrollorët ajrorë të shoqëruar dhe marrë në pyetje pas protestës dhe pezullimit të punës në aeroport.

Armando Fezga, Flora Ndreca, Muhni Mezini janëtre personat që janë të ndaluar dhe me gjasë do të qëndrojnë ende deri në një masë të gjykatës.

Të tre personave iu është komunikuar urdhri i ndalimit dhe po hetohen si persona për shpërdorim detyre.

Protesta e punonjëvetë Albkontroll ka shkaktuar bllokimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit./K.B/NOA.al