Transmetuar më 08-04-2021, 10:59

Policia e Tiranës ka arrestuar një 16 vjeçar pasi ky i fundit plagosi me thikë një 17 vjeçar dy ditë më parë.

Policia njofton se në pranga ka rënë i riu me inicialet M. T. 16 vjeç, pasi pas një konflikti me moive banale plagosi me thikë shtetasin A. B. 17 vjeç.

"Në pranga ra dhe shtetasi i mitur me iniciale M. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në ‘Rrugën e Kavajës’, gjatë një konflikti, ka goditur me thikë shtetasin A. B., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë./K.B/NOA.al