Transmetuar më 08-04-2021, 10:51

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Në një postim në “Facebook” Meta shpërndan një analizë të publicistit Ndriçim Kulla, teksa shkruan se shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.

“Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se: Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit. Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.”, shkruan Presidenti Meta.

/K.B/NOA.al