Transmetuar më 08-04-2021, 09:18

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar mëngjesin e sotëm, sipas tij, një tjetër dështim të qeverisë rama në këto tetë vite qeverisje. Basha shprehet se qeveria Rama përdori pandeminë, për të abuzuar për të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.

Basha thekson se Rama ka dështuar që të ofrojë liri dhe të drejta të njeriut në vendin tonë dhe këtë e dëshmojnë raporte të agjencive ndërkombëtare.

“Edhe 16 ditë kanë ngelur deri më datë 25 prill, kur edhe do mbahen zgjedhjet. A janë respektuar të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit në Shqipëri, përgjatë vitit 2020?

Përgjigja është JO. Sipas Amnisty International, qeveria shqiptare përdori situatën me pandeminë që të abuzojë qoftë me forcë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit”, shkruan Basha./K.B/NOA.al