Transmetuar më 08-04-2021, 09:16

Edhe pse jemi në pranverë, zonat malore të vendit janë mbuluar nga dëbora, madje në disa akse rrugore ka edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Si pasojë e dëborës së papritur është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Llogara.

Rreshjet e dëborës kanë filluar që mbrëmjen e djeshme dhe pjesa më problematike për qrkullimin e automjeteve është qafa e Llogarasë.

Duke qenë se vitet e kaluara nuk ka psur rreshje dëbore në këtë periudhë të vitit, drejtuesit e automjeteve janë gjendur të papërgatitur dhe të bllokuar.

Policia tashmë ndodhet në terren për të ndihmuar në normalizimin e situatës./S.H /NOA.al