Transmetuar më 08-04-2021, 07:57

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Ndërsa në zonat Lindore dhe Juglindore do ketë reshje të izoluara shiu e dëbore.

Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht në zonat bregdetare e më pas kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Jugu dhe Veriu i Kosovës gjatë mëngjesit të ditës së enjte do ketë mot të vranët dhe reshje të pakta dëbore ndërsa pjesa tjetër e vendit do jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Mesdita dhe pasditja largojnë vranësirat dhe reshjet nga territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut

Mëngjesi për MV nis i vranët dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore. Por moti përmirësohet dukshëm duke ju afruar mesditës duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore mbetet në ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut dhe stuhive afat shkurtra të erës.

Po ashtu pjesërisht qendra dhe rajoni i Ballkanit mbeten me reshje të pakta shiu. Ndërsa kthjellimet dominojnë Veriun, Ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik./S.H /NOA.al