Transmetuar më 07-04-2021, 23:45

A e dinit se krokodili, vazhdon e zgjatet (rritet) deri në ditën e fundit të jetës së tij?

Po legjendën e lotëve të krokodilit?

Besoni se krokodili qan vërtet?

E keni gabim.

Kështu mendonin edhe njerëzit që prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilet pasi hanin gjahun e kapur e fillonin e lotonin.

Kjo dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshë i nxirrte lotët për prenë e ngrënë.

Prandaj dhe lindi shprehja “lotët e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj.

E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për prenë e ngrënë, por është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët.

Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshën së bashku me ujin e kripur fillon veprimin e saj gjendra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.