Gjendet i plagosur me armë zjarri një burrë në Tiranë, vdes në spital
Transmetuar më 07-04-2021, 22:39

I përditësuar – Një burrë në Tiranë ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar me armë zjarri në rrethana të një vetëlëndimi të dyshuar. Pak minuta më vonë ai ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje.

Nga të dhënat e para u mësua se ishte vetëplagosur me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.

I plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sherbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e shtetasit S. A., 46 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin ku ndodhi plagosja dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /noa.al