“Çfarë tha mami jot kur dëgjoi…”/ Ledjana dhe Mevlani diskutojnë për familjet
Transmetuar më 07-04-2021, 22:02

Ledjana dhe Mevlanin kanë diskutuar për familjet në takimin e tyre në emisionin "Përputhen".

Ledjana ishte kurioze të dinte se çfarë mendimi ka familja e Mevlanit për faktin se ajo nuk dëshiron të jetojë me prindërit e tij, ndërsa biseda u bë edhe për veshjen.

Ledjana: Çfarë tha mami jot kur thashë që nuk dua të jetoj me prindërit e tu?

Mevlani: Janë të emancipuar. Nuk e kanë problem këtë gjë.

Ledjana: Mami im nuk pëlqen intimitetet para kamerave. As nuk jam fejuar, as martuar, as nuk je burri im që të puthem e kështu gjërash para kamerave. Për zgjedhjen, tha që nëse e ndjen, mund të vazhdosh. Zënkat më parë kanë ndikuar negativisht tek ajo…

Mevlani: Ti nuk thua asgjë pozitive për mua, asnjë kompliment. Ti do të bësh çfarë të do qejfi ty. Dje më the mos më kërko llogari. Po ta tregoj unë sa të biesh në dashuri me mua.

Ledjana: Ti edhe kur vesh diçka të shkurtër unë thua çfarë e ke vesh këtë gjënë e shkurtër. Tani edhe më të shkurtra do i vesh.