Transmetuar më 07-04-2021, 21:14

Pushtimi nga robotët është skenari i shumë filmave fantastiko-shkencorë, por një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga një kompani kineze e prodhimit të robotëve ka shkaktuar reagime të ndryshme, duke entuziazmuar disa, por edhe frikësuar disa të tjerë.

Në videon e shpërndarë nga kompania kineze, “Unitree”, batalioni i “qenve” robotë shfaqet duke kryer një lëvizje të sinkronizuar në përsosmëri, gati në mënyrë të frikshme.

Të gjithë qentë-robotë, të quajtur Aliengo, kanë disa veti që i bëjnë tepër të zhdërvjellët në kryerjen e lëvizjeve.

Kompania i prezantoi për herë të parë këto robotë në Panairin e Elektronikës në vitin 2020 dhe thotë se qentë mund të ecin me një shpejtësi 10 km/h.

Më poshtë pamjet: