Transmetuar më 07-04-2021, 20:59

Astrologët kanë përcaktuar se kush janë tre shenjat e horoskopit që harxhojnë më shumë para.

Binjakët

Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i parasë dhe komunikimit. Marrëdhënia e tyre me paranë është një marrëdhënie dashuri-urrrejtjeje, binjakët harxhojnë shumë para dhe prapë ankohen se nuk kanë asgjë. Femrat e shenjës së binjakëve harxhojnë shumë për bizhuteri dhe veshje, kurse meshkujt binjakë harxhojnë më shumë për udhëtime dhe pajisje elektronike.

Luani

Nuk mund të ekzistojë një klasifikim ku të mos përfshihet shenja e luanit. Luani është kavalier nga natyra dhe i pëlqen ta fusë dorën në xhep. Është shumë bujar dhe nuk di të kursehet për asgjë dhe askënd. I pëlqen ta përkëdhelë veten dhe të mos e privojë nga asnjë dëshirë e kënaqësi. Harxhon shumë për libra, veshje dhe suvenire.

Akrepi

Akrepi gjendet nën mbrojten e Plutonit dhe Marsit, kështu që mos prisni të jetë dorështrënguar. E dashuron paranë dhe  i pëlqen të investojë në lojëra të rrezikshme, si dhe të dalë fitimtar. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk mendohet dy herë, por prish dhe prish pa u ndalur. Femrat akrep shpenzojnë shumë për kujdesin personal, kurse akrepët meshkuj janë të paparashikueshëm, ose i prishin të tëra ose nuk nxjerrin qindarkë nga xhepi./noa.al/