Dieta gjermane 24-ditore, si të biesh deri në 10 kilogramë
Transmetuar më 07-04-2021, 18:16

Kjo dietë është nxjerrë nga Instituti Gjerman i Ushqimit dhe konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit si proteina, karbohidrate, yndyra, albuminë etj. P.sh., ditët që përmbajnë mish, nuk përmbajnë aspak albuminë si makarona, oriz, djathë etj.

Duke qenë se, kjo dietë konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit dhe jo në sasinë e ushqimeve që konsumoni, ju mund të hani sa herë të doni në ditë, por vetëm ushqimet e përcaktuara në dietë.

Kafeja gjatë ditës, lejohet me qumësht të skremuar e me pak yndyrë dhe pa sheqer. Pini shumë ujë çdo ditë. Sa më shumë që pini aq më të mira janë rezultatet.

Dieta është 24-ditore dhe mundëson rënien nga 8­ deri 10 kg në peshë. Çdo ushqim duhet ta gatuani me vetëm pak vaj ulliri dhe pak kripë.

Dita 1: Makarona me djathë të bardhë të grirë.

Dita 2: Oriz me djathë të bardhë të grirë.

Dita 3, 4, 5: Qofte vetëm me mish viçi, erëza dhe qepë,pa bukë dhe sallatë mikse (sallatë jeshile, spec, qepë, kastravec, domate). KUJDES, sallata pa vaj, vetëm uthull ose limon e pak kripë.

Dita 6, 7, 8: Biftek viçi i pjekur, me të njëjtën sallatë mikse si më lart.

Dita 9, 10, 11: Mish pule i pjekur, sërish me sallatë mikse.

Dita 12, 13: Patate të pjekura në furrë, një copë djathë të bardhë dhe perime të ziera (si lulelakër, brokoli, karota, etj.).

Dita 16, 17: Vetëm fruta sa të doni (Kujdes! Jo rrush, jo fiq!).

Dita 18, 19: Sallatë mikse (sallatë jeshile, kastravec, domate, qepë, limon, vaj ulliri).

Dita 20, 21: Bathë (ose fasule të kuqe), perime të ziera dhe sallatë mikse.

Dita 22, 23, 24: Pilaf dhe kos.

Kjo është një dietë metabolike shkencore, prandaj udhëzimet duhet të ndiqen saktësisht për të funksionuar.

Të nderuar lexues. Për çdo dietë ju rekomandojmë të kontaktoni me mjekun ose nutricionistin.