Transmetuar më 07-04-2021, 17:31
Foto ilustruese

Një 39-vjeçare është vënë në pranga si pjesë e një grupi që mashtronte qytetarët se do u jepnin viza për në Angli.

Policia e Tiranës thotë zyrtarisht se e arrestuara është identifikuar me inicialet E. T, banuese në Fier, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona, me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin persona të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar dhe paisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celularë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”. /k.k/noa.al/