Transmetuar më 07-04-2021, 17:00

Arrestohet një tjetër person i përfshirë në veprimtari kriminale të mashtrimit dhe falsifikimit kompjuterik.

Policia thotë se në vijim të operacionit "KAMELEONËT 2”, vihet në pranga një nga personat e shpallur në kërkim.

Në pranga është vënë një nga personat e shpallur në kërkim, Arsen Memaj, 34 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Disa ditë më parë është vënë në pranga shtetasja A. H., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila në bashkëpunim me këtë shtetas dhe shtetasin S. N., 37 vjeç, i cili është ende në kërkim, kanë kryer veprime për ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. /k.k/noa.al/ Zbardhet skema e mashtrimit/ Në pranga edhe një grua, shkon në 7 numri i të arrestuarve që merrnin para përmes rrjeteve sociale