Transmetuar më 07-04-2021, 16:29

Tre adoleshentë janë përfshirë në konflikt që për pak mund të kishte prodhuar tragjedinë e radhës.

Bëhet fjalë për një sherr në rrugën e “Kavajës”, në Tiranë, në afërsi të një lokali, ku 17-vjeçarët me inicialet K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç.

Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dy adoleshentët janë kapur dhe shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e  rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/