Transmetuar më 07-04-2021, 16:23

Integrimi në BE, Di Maio: Kuadri negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio deklaroi sot se Italia dhe Rumania ndajnë një vizion të përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Europian.

“Perspektiva e integrimit europian përfshin të gjithë zonën të Ballkanit Perëndimor”, theksoi shefi i diplomacisë italiane, pas takimit me homologun e tij rumun, Bogdan Aurescu.

Di Maio shtoi se “Ne jemi dakord për miratimin e kornizave negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur si edhe për ecjen përpara edhe të Serbisë dhe Malit të Zi”.

E gjitha kjo, sipas tij për të ruajtur besueshmërinë për një proces themelor për stabilitetin dhe zhvillimin e një rajoni shumë pranë nesh.

“Padyshim, nga të dy palët duhet të ketë vullnet për të çuar përpara objektivat e përcaktuar”, përfundoi ministri Italian deklaratën e tij për anëtarësimin e vendeve të ballkanit në BE./K.B/NOA.al