Haradinaj tregon arsyen e refuzimit të ofertës, për të marrë vaksinën anti-Covid në Shqipëri
Transmetuar më 07-04-2021, 14:46

Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,tha se i është ofruar që ta marrë vaksinën anti-Covid në Shqipëri, por e ka refuzuar ofertën.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se e kanë lutur që të vaksinohet gjatë një vizite në Shqipëri.

Por ai ka treguar edhe arsyen pse ka refuzuar që të vaksinohet.

”Unë nuk e kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutur që tamarr vaksinën, por thashë jo. Po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj do ta marr edhe unë. Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, -tha Haradinaj./a.m/NOA.al