Transmetuar më 07-04-2021, 12:30

Doktoresha alergologe-imunologe në Spitalin Hygeia, Maria Zoto ka sqaruar simptomat e alergjisë të cilët mund të ngatërrohen edhe me simptomat e Covid-19.

“Ndodh që mund të ngatërrohet me simptomat e Covid-19. Ndodh të më telefonojnë dhe më thonë Doktoreshë a i kam alergji a jo.  Por të rralla janë tështimat dhe më pak rrjedha e hundës, të kruarat, sigurisht që Covid ka dhimbjen e muskujve që nuk e gjen te alergjia. Kolla është te të dyja. Po shqiptarët duhet të paaraqiten te mjeku, të paktën të telefonojnë. Varet edhe nga kontaktet që mund të kenë pasur në punë apo diku tjetër” tha ajo e aftuar në studion e “ABC”.

Zoto ka treguar moshat të cilat janë më të prekura nga alergjitë, duke theksuar se ka gjithmonë një zgjidhje për t’i kuruar.

“Alergjitë shfaqen kryesisht te moshat e reja, po ashtu kemi astmën alergjike te fëmijët. Shfaqet egër në këto simptoma, pastaj mund të tërhiqet edhe rishfaqet te adoleshtetët, ikën sërish edhe kështu vazhdon. Pra nëse nis duhanin kur je i ri rikthehet sërish nëse dikur ke vuajtur nga astma.

“Është shumë e rëndësishme të përcillet ky mesazh sepse shumë pacientë thonë jam alergjik dhe nuk kam ca i bëj. Sigurisht që ke ca i bën. Ka vaksinë për ta marrë dhe mos të vuash”.

“Jo çdo i sëmurë trajtohet njësoj, duan një farë kohe, hapi i parë është këshillimi. Ki kujdes me hundët, me këtë gjë. Pastaj janë mjekimet e lehtë, kryesisht format lokale si sprajt për hundët dhe qetësojnë simptomat. Më pas nëse nuk ke sukses bën vaksinën e alergjisë”, u shpreh mjekja.

/a.m/NOA.al