U kap me armë pranë selisë së PS-së, gjykata vendos për dënimin e Vladimir Gjutës
Transmetuar më 07-04-2021, 12:20

Gjykata e Tiranës mësohet se ka dhënë sot vendimin  për Vladimir Gjutën.

Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij gjykata e dënoi Gjutën me 5 vite burg.

Ai u arrestua me një armë që mbante me vete pranë selisë së Partisë Socialiste, në shkurt të vitit 2020.

Pas arrestimit, Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Gjuta u pikas nga punonjësit e Gardës, teksa mbante  armë pranë selisë së PS-së.

Ai u ndalua nga forcat “Shqiponja”, ndërsa mbi akuzat e ngritura ndaj tij mësohet se sot gjykata ka vendosur dënimin me 5 vite burg.

Para se të kapej me armë pranë selisë së PS-së, kujtojmë se Gjuta ishite arrestuar edhe më herët dhe madje pati disa përplasje me ish-ministrin Saimir Tahiri.

/a.m/NOA.al