Transmetuar më 07-04-2021, 11:37

Alketa Vejsiu tha se në një të ardhme të afërt mund ta shohim me një këngë të re.

Ajo  është ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare dhe emër i njohur në biznes.

Vite më parë ajo ishte aktive edhe në muzikë.

Por suksesi në biznes mund ta afrojë pranë një suksesi, ndryshe nga e kaluara, edhe si një këngëtare e mundshme.

Në fakt ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë treguar kureshtarë të dinë nëse do të rikthehet me këngë të re.

“A ke plan per te ber 1 kenge apo ke hequr dor? Te Kam ndjek qekur prezantoje ne radio”, i shkruajti një ndjekës asaj.

Alketa Vejsiu i tha se ka dëshirë të kthehet me një “hit” vere, por me një artiste tjetër.

Megjithatë ajo pranoi se muzika nuk është profesioni i saj kryesor.

“Po do me pelqente te rikthehesha me nje hit vere p.sh, ndoshta me nje kengetare tjeter (e kam nje ide ne mendje)! Muzika dhe kenga nuk jane zgjedhja ime e pare! Kendoj qe e vogel, e kam ne gen pasionin per muziken, por sjam kengetare ne profesion. Pasioni i vertete do mbetet televizioni dhe biznesi”, – i tha Alketa Vejsiu. /a.m/NOA.al