Transmetuar më 07-04-2021, 09:43

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka publikuar në "Facebook" një video ku shfaqet me të rinj në takimet elektorale. Kreu i demokratëve nuk ngurron t’i falenderojë për punën që ata bëjnë gjatë kësaj fushate.

Basha thekson se në të gjithë Shqipërinë, janë 60 mijë të rinj vullnetar që mbështesin Partinë Demokratike, e nënvizoi se ndryshimi sipas tij, do të ketë fytyrën e të rinjve.

"Sot kam një lajm të mrekullueshëm. Kur isha në makinë duke ardhur tek takimi, më thanë që numri i vullnetarëve, në nivel vendi kaloi 60 mijë. Megjithatë gjithsecili prej jush është i çmuar në vetvete! Kështu që ju falenderoj nga zemra për punën që po bëni dhe ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, do të ketë energjinë tuaj, e do të ketë dëshirën tuaja! Faleminderit shumë për punën!", shkruan Basha./K.B.NOA.al

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=496830451341848