Transmetuar më 07-04-2021, 08:29

Vihet në pranga shtetasi Rr. H., 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë.

Gjithashtu ndalohet shtetasi E.L 52 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë: Tiranë

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim./S.H /NOA.al