Transmetuar më 07-04-2021, 07:57

Dita nis me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por në zonat malore dhe kryesisht veri dhe verilindje të Shqipërisë do ketë reshje të pakta dëbore.

Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet fillimisht në zonat bregdetare dhe gjatë mbrëmjes kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Paraditja paraqitet me vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje të pakta dëbore në republikën e Kosovës. Situatë e cila vijon deri orët e pasdites kur kemi kthjellim gradual të kushteve të motit.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me mot të paqëndrueshëm ku reshjet e dëborës do të jenë prezente deri pasdite vonë kur moti përmirësohet në zonat kufitare me Shqipërinë dhe gjatë natës përfshijnë gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Lindore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të freskëta duke sjellë reshje shiu e dëbore.

Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë pjesën tjetër të kontinentit./S.H /NOA.al