Transmetuar më 06-04-2021, 21:37

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sot edhe dyqanin e berberit që frekuenton.

I ndodhur në njësinë numër 10, Basha u fut brenda sallonit, ndërkohë që qeshte gjatë gjithë kohës.

“Hahahahaha, kam ardhur tek berberi im,”- tha Basha dhe vijoi rrugën.

Një prej punonjësve të sallonit i doli përpara dhe i tha: Hajde se të ka ardhur radha dhe ty.

“Hahahaha, Xhimi, kam ardh me të qeth mjekrën,”– tha Basha teksa iu drejtua breberit që kishte një mjekër të gjatë e të bardhë.

“Je lodhur? Po më vjen dita,”- vijoi Basha.

“Patjetër, po të pres,”- i tha berberi.