Transmetuar më 06-04-2021, 16:24

Inxhinieri  shqiptar, Ismail Beka është ndarë nga jeta këtë të martë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e trishtë e bënë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale.

Ismail Beka tërë jetën e tij ai ia përkushtoi profesionit të tij që lidhje me turizmit. Ai mbante postin e zv.drejtorit në Fondacionin gjerman GTZ.

Ekspertiza e tij ka qenë e vlefshme për shumë e shumë shqiptarë,ndërsa Ismali me pasion, i ndihmonte të thithnin sa më shumë projekte për të zhvilluar turizmin në Shqipëri.

Në Alpet shqiptare si njihej më shumë, për ndihmën e dhënë përmes projekteve të GTZ në Shqipëri.

Beka u bë shpresa e zonave më të thella të vendit, aty ku jeta kishte ndalur, por e ardhmja premtonte shumë. Ai personalisht e nxiti turizmin malor në Malësinë e Madhe, në zonat e thella Alpeve, Thethit, Valbonës dhe në qarqet, Dibrës dhe Korçës, dhe jugut të vendit.

“Linde në djepin e Turizmit, u rrite bashkë me turizmin, dhe na lë trashëgimi një Iliade Turizmi.

Qofsh mirë me zotin miku im Ismail”, shkroi një nga ndjekësit e inxhinierit të njohur shqiptar.

Në 65 vitet e tij në këtë jetë, Beka kishte më shumë se 40 vite karrierë profesionale, pasi studimet e larta i përfundoi për inxhinieri industriale dhe më pas e ushtroi profesionin e tij në segmente të ndryshëm të sektorit të bujqësisë e më vonë në Turizëm deri sa një vit më parë mbushi moshën për pension. /a.m/NOA.al