Foshnja pa jetë në Dimal, reagon spitali
Transmetuar më 06-04-2021, 15:58
Foto ilustruese

Spitali i Dimalit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një fëmijë 18 muajsh ishte dërguar atje pa shenja jete.

Spitali thotë se që në momentin kur ambulanca transportoi fëmijën, ky i fundit ishte pa shenja jete.

“Fëmija kur erdhi në spital ishte pa shenja vitale dhe pa asnjë informacioni për shkakun e vdekjes dhe të gjendjes së tij shëndetësore. Menjëherë u njoftua policia”, thuhet në reagim.

Po ashtu thuhet se mjeku i familjes dhe infermieri konfirmojnë se fëmija, edhe  në qendrën shëndetësore të Urës Vajgurore erdhi pa shenja jete, i shoqeruar nga nëna dhe infermieri i Qendrës Shëndetësore Pashalli.

Familjarët kanë refuzuar të bëjnë autopsinë e fëmijës, dhe e kanë marrë trupin në banesë. /k.k/noa.al/