Transmetuar më 06-04-2021, 15:40
Foto ilustruese

Është nisur drejt Spitalit të Traumës Algredo Mukadesi, i riu që humbi të dyja këmbët nga freza e zetorit.

27-vjeçari u transportua me helikopter për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Ai ishte duke punuar arën me një zetor, në Porodinë të Korçëa, teksa u lëndua rëndë nga freza e mjetit.

Ndihmën e parë e mori në Spitalin e Korçës. /k.k/noa.al/