Transmetuar më 06-04-2021, 13:17

Gjykata e Shkodrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për të arrestuarin Hydajet Mehmedajn. Ky i fundit akuzohet se në nëntor të vitit 2020, ka vrarë Ridvan Ramazni në qytetin e SHkodrës.

Mehmedaj u arrestua dy ditë më parë në një bar-kafe në fshatin Mushan. Dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me Duel Mehmedaj, i cili është i shpallur në kërkim dhe 25-vjeçarin Milkjor Gjoka që u arrestua ditën e ngjarjes, ka vrarë me armë zjarri Ridvan Ramazanin, banues në fshatin Darragjat.

46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti. Dyshohet se atentatorët qëlluan me armë automatik dhe pasi e ekzekutuan Hysenin u larguan me motoçikletë.

Ridvan Hyseni (Ramazani) dhe të afërm të tij si biznesmenë në fushën e turizmit. Ata kanë në pronësi të tyre lokale e hotele në plazhin e Velipojës dhe në Shirokë./K.B/NOA.al