Transmetuar më 06-04-2021, 13:11

Pranë Syrit të Kaltër vazhdojnë të hapen gropa misterioze të tjera. Disa javë më parë një gropë me diametër 10 metër dhe 6 metër e thellë u hapë pranë rrugës nacionale Sarandë-Gjirokastër.

Një tjetër gropë më e vogël është shfaqur pak metër larg asaj ekzistueses.

Sipas Bashkisë Finiq e gjithë zona është e rrezikuar. Priten ekspert gjeolog nga Tirana, për të dal në një konkluzion të saktë se çfarë masash duhen marrë, për të mos rrezikuar jetën e banorëve apo qindra udhëtarëve që kalojnë çdo ditë.

Kujtojmë që në këto toka bujqësore gjatë komunizmit kanë qen minierat e kripës me tre galeri./K.B/NOA.al