Transmetuar më 06-04-2021, 12:29

Sekretari i Përgjithshëm i PD, kandidati për deputet në Elbasan, Gazmend Bardhi vizitoi një fidanishte në zonën e Belshit, ku dallon arritjen e madhe të një sipërmarrësi me punë e me mund, dhe problemet që sipas tij ka sjellë mungesa totale e mbështetjes nga qeveria.

Banorët shprehen se me planin e PD për 100 milionë euro subvencione në vit, jo vetëm që fshati del nga varfëria dhe ata punojnë e s’kanë më nevojë të largohen, por edhe qyteti përfiton nga cilësia dhe çmimet e lira të produktit.

Biseda e Bardhit me fermerin

Gazment Bardhi: Pa mbështetjen e shtetit ti ke bërë gjithë këto mrekulli dhe ia del me forcat e tua. Faslli Zekthi: …dhe me sulme! Gazment Bardhi: Imagjino çfarë bën ti po të kesh shtetin në krah. Faslli Zekthi: Sa iku Partia Demokratike është bllokuar liqeni, nuk ka ujë, kam ndërtuar dy puse, 15 milionë lekë, për vaditje, nuk ka as ujë asnjë gjë. Kemi një këtu përshembull, është një oligark i vogël, ai ka lekë ndërtimi, çfarë i duhet fidani i ullirit atij, që ta çojë ullirin në Seferan, ullirin e çoj unë, se unë e kam këtë punë… Gazment Bardhi: I kanë përqendruar të gjitha punët në një dorë…

Faslli Zekthi: I ka të gjitha vetë… Gazmend Bardhi: Ka një njeri me të cilin ndan lekët, ndërsa pjesa tjetër duhet të ngrohet në diell dhe të vuajnë nga mëngjesi deri në darkë. Jo vetëm që ju ka munguar mbështetja, por edhe ju kanë sulmuar.

Faslli Zekthi: Po po, sulmuar komplet! Dhe këta punëtorët këtu, që mbajmë katër a pesë punëtor, ore nuk të lënë ata, vijnë na kontrollojnë, i keni me sigurime… Gazment Bardhi: Laku në fyt pra. Po bërtasin sikur po bëjnë shtet vet, por po vjedhin me lopatë. Biznesit i venë lakun në fyt. Ky ka qënë realiteti prandaj po shkon çdo biznes në faliment. Kemi parë çdo biznes në Belsh, çdo dyqan, dhe çdo njeri që ngrihet nga mëngjesi e deri në dark kishte bërë zero lek xhiro, jo me fitu ndonjë lek, por zero lek xhiro.

Faslli Zekthi: Para 7-8 vitesh kur, ishte PD-ja, unë jepja faturat që aplikonim në CPA. Zonën e Dumresë këtu unë e kam veshur me ullinj, dhe në atë kohë kushedi sa fatura jepja, tani zero faturë që të kemi dhënë për shtatë vite, asnjë faturë për bujqësinë, për ullinjtë. Edhe çunin e kam mbajtur këtu deri tani se ka dash të iki, madje tentoi për në Angli.

Një banor shpjegon se si u mboll dhe u bë Dumreja një vreshtari për t’u pasur zili.

“Dumreja përpara vitit 2007, në mos gaboj, ishte një truall që ta shihje, i zhveshur, shihje në verë vetëm gurin ose zogun kur të kalonte nga një kodër në kodrën tjetër, nuk kishe ku të fusje kokën në një hije. Vetëm se u dha subvencioni për ullinjt, pesë mijë lek, gjashtë mijë lek, u mboll. Janë numri një në qarkun e Elbasanit: një milion e gjysëm fidanë, dru frutorë të ullirit që ka vëtëm Dumreja. Që po të shohësh sot Dumrenë nuk ka ndonjë gjë më të bukur, sepse e ka bërë subvencionimi. Nuk ia dilnim në kohën e Berishës më me prodhimin…”, shprehet ai.

Fermer: Nëse këto, të gjithë tregtarët do të kënë rimbursime me skemat, skema të thjeshta siç ka thënë edhe Basha.

Gazment Bardhi: Jo nëse! Do t’i kenë pas 25 prillit!

Fermer: Them nëse, se jemi të vuajtur. Buxheti i shtetit në kohën e Berishës, 20 milion euro ka marrë gjithë bujqësia dhe prap u ndje. Imagjino 100 milion euro në vit, sa do të ndjehet! 50 milionë euro infrastrukturë rrugore, sa do të ndjehet! A ka mundësi që, pas një viti, dy vitesh, qeveria e Bashës ta bëjë 250 milionë? Do të shpëtojë fshati! Do punojmë, do marrë qyteti më lirë pastaj.

Faslli Zekthi: Djali im është në pikëpyetje tani. Ja larg qoft mbas 25-26, e fundit, se e kanë mbushur kupën, nuk e besoj, por djali im do marrë nusen dhe do largohen…

Gazment Bardhi: Do ikte, se nuk ikën më!/K.B/NOA.al