Policia e shtetit vuri në pranga dy persona të dyshuar për tentativë vrasje dhe një person pasi përndiqte dhe tentoi të përdhunoi një 32-vjeçare.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3., bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", thotë polica.
Një 33 vjeçar me iniciale GJ.K është arrestuar në flagrancë nga policia. Ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me një 32 vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj", njofton policia./K.B/NOA.al