Transmetuar më 05-04-2021, 21:46

Një djalë i ri në Itali me origjinë shqiptare, ka humbur jetën pas një aksidenti të tmerrshëm.

Alessio Bariamcanaj, humbi jetën të dielën pas një aksidenti me motor, njoftojnë mediat italiane.

E gjithë ngjarja ndodhi 3 kilometra larg shtëpisë.

Alessio Bariamcanaj ishte student në një lice.

Të premten pasdite, Alessio mori motorin për të shkuar tek një mik i tij, Gianluca.

Edhe ky i fundit ndiqte studimet në të njëjtën shkollë me të.

Të dy kishin rënë dakord që të vazhdonin stërvitjen së bashku.

Por tragjedia ndodhi rreth orës 19:00.

I riu humbi kontrollin e motorit dhe për shkak të shpejtësisë nuk mundi që të manovronte në rrugë.

Ai goditi një shtyllë ndriçimi dhe për pasojë u dëmtua rëndë.

I riu vdiq të dielën në mëngjes pas lëndimeve të rënda që kishte pësuar.

Përveç hidhërimit të thellë për vdekjen e djalit të tyre, dy prindërit kanë një ndjenjë të madhe faji.

E ëma që refuzoi ta shoqëronte për shkak se ishte e lodhur dhe babai i cili fajëson veten sepse i bleu motoçikletën.

“Çfarë kam bërë, çfarë kam bërë”, shprehet mes dhimbjesh mamaja, Denada.

“E kemi vrarë vetë. Jam unë ai që ia bleva motorin një vit më parë”, shprehet nga ana tjetër babai./noa.al/