Filmoi momentin kur qytetari i kërkoi llogari ministrit Klosi, 35-vjeçari thotë se është kërcënuar
Transmetuar më 05-04-2021, 16:55

Një video në internet u shpërnda gjerësisht, ku një qytetar i kërkonte llogari ministrit Blendi Klosi se çfarë kishte bërë në 8 vite qeverisje.

Autori i kësaj videoje është është 35-vjeçar Xhimi Gjishti, që ndodhej dje në takimin që Klosi zhvilloi në bashkinë e Dimalit.

Por ai thotë se menjëherë pasi publikoi videon ka marrë kërcënime përmes telefonatave me numër të fshehtë.

“Unë thjesht filmova. Për qejfin tim. As punë politike, as për gjë. Thjesht filmova pjesën time dhe e hodha te JOQ. Pasi e hodha, pas nja dy orësh më kanë marrë në telefon me numër privat. Më kanë fyer. Edhe unë i kam fyer dhe u thashë nëse je burrë më merr me numër.

Pas dy orësh më morën prapë. Se i njëjti person, se tjetër, nuk e di. Prapë të njëjtën gjë u thashë dhe e kam fikur telefonin për një farë kohe dhe e kam hapur.

Unë bëj apel të mos më kërcënohet familja. Të jem i qetë. Unë nuk e kam hedhur as për punë politike. Unë jam një fshatar i thjeshtë. Hallexhi. Punoj për veten time”, u shpreh Gjishti. /k.k/noa.al/