Transmetuar më 05-04-2021, 16:31

Mosha është thjesht një numër, këmbëngulin disa njerëz. Megjithatë edhe koha bën të vetën e ndërsa vitet ikin ne ndryshojmë. Jo thjesht në pamje por në cilësinë e jetës.

Këto janë ndryshimet themelore, nga 20 në 50 vjeç për të kuptuar si ndryshon njeriu nga dekada në dekadë, pavarësisht se mund të bëjmë shumë për të ndalur rrjedhën e viteve, raporton noa.al.

Në dekadën e 20 vjeçarëve

Ju mund të humbni peshë shpejt dhe pa telashe me lëkurën, pamjen dhe shëndetin, mjaft që të mbani pakëz dietë.

Keni më shumë energji se kurrë.

Kur ju niseni për palestër se edhe nja dy muaj vjen plazhi, kjo ju sjell efekt të dukshëm.

Dëshira për marrëdhënie intime është e papërmbajtshme.

Në të 30-at

Hormonet gjejnë ekuilibër

Masa e muskujve nis të humbasë

Dominon jeta sedentare, kështu që mund të shtoni përsëri peshë

Fytyra bëhet më hollake dhe rrudhat nisin të shfaqen

Trupit i duhet më shumë kohë për tu rikuperuar. Nëse ju gërvisheni apo lëndohen, do të marrë më shumë kohë që të shërohen.

Në moshën 40 vjeç

Humori për seks mund të fillojë të bjerë

Nisin të shfaqen shenjat e para të menopauzës

Fytyra pëson ndryshime të dukshme, humbet një pjesë e konsiderueshme e freskisë së saj. Hunda zakonisht "kthehet" poshtë

Buzët nisin të bëhen më të vogla

Nyjet fillojnë të "kërcasin"

Ndryshimet hormonale kanë nisur dhe mund të shkaktojnë ndryshime të humorit, ankth apo edhe depresion

Në të 50-at

Gruaja hyn në menopauzë

Interesi për seks ka humbur si për femrën dhe për mashkullin

Shtimi i peshës rreth stomakut është thuajse i pashmangshëm për shumicën e njerëzve Ankth, depresion, humor i keq

Kockat bëhen më të dobëta