Kodiku Beratinus, Tom Therçaj tregon si shpëtoi dorëshkrimi i shenjtë
Transmetuar më 05-04-2021, 15:19

Radio Televizioni Shqiptar transmetoi ditën e Pashkëve dokumentarin “Kthim tek Kodiku i Purpurt”, të gazetarit Tom Therçaj, me skenar të akademikut Shaban Sinani.

Histori e fakte mjaft interesante, intervista të studiuesve dhe klerikëve si dhe dokumenta arkivore që vijnë per herë të parë.

Qytetet zakonisht japin mbiemra njerëzish: Vlora, Shkodra, Prishtina, Prizreni, Shkupi. Qyteti i Beratit i ka dhënë botës shqiptare një mbiemër monumental: Beratinus, beratini.

Në të gjithë botën ka shtatë të ngjashëm, për nga epoka kur u shkruan, kaligrafia, pergamena, deri tek numri i rreshtave dhe shkronjave.

Megjithëse për herë të parë u bë i njohur botërisht vetëm në vitin 1868, kodikut Beratinus ia kanë ditur vendin, rëndësinë dhe rrallësinë. Të gjithë pushtuesit që kanë mësyrë Beratin, kanë tentuar të marrin këtë thesar, dorëshkrimin e shenjtë.

Në vitin 1946 Shqipëria u shpall shtet laik dhe autoritetet zyrtare ua vunë kufirin shumë larg faltoreve. Rreziku i grabitjes ishte kapërcyer, por kodikët e shenjtë nuk dolën nga puseta ku ishin fshehur. Gati-gati u harrua se ekzistonin. Deri në vitin 1968 kur u dorëzua në Arkivat e Shqiperisë kodiku Beratinus mbeti mbyllur në errësirë?

Ai ishte shumë i demtuar nga lagështia dhe në vitin 1971 dërgohet per reastaurim në Kinë, proces që zgjati gjashtë muaj. Dy shtete komuniste bashkëpunan për të shëruar dy ungjij të shenjtë në kohën kur revolucioni kulturor proletar ishte në kulm.

Mbi 20 institucione u bënë bashkë në Pekin për të marrë përsipër restaurimin: uzina të përpunimit të mëndafshit, të arit dhe argjentit, të pergamenës; instituti i arkeologjisë, madje dhe uzina e prodhimit të kartmonedhës. Kinezët nuk kishin shumë përvojë për restaurimin e pergamenës.

Duhej krijuar një teknologji, metodë dhe eksperiencë e re. Përgjegjësia u mor përsipër drejtpërsëdrejti nga Kryetari i Asamblesë Popullore të Kinës Go Mo Zho,- thuhet në dokumentarin e asaj periudhe që ruhet në Drejtorinë e gjithshme të Arkivave të Shqiperisë.

Në sajë të kësaj ndërhyrjeje gjysëm shekukulli më parë, sot Shqiperia ka një thesar të çmuar të identitetit kulturor dhe qytetërimit të lashtë.

Njëzet jet më parë një vëllim prej 20 fletësh i kodikut Beratinus u paraqit në ekspozitën Ungjijtë e Popujve në Vatikan. Ishte hera e parë që ky dorëshkrim shfaqej në një mjedis ndërkombëtar të specializuar ndaj u kthye në qendër të vëmëndjes.

Rreth 16 vjet më parë, në vitin 2005, dy kodikët e purpurt të Beratit u bënë pjesë e programit më elitar të trashëgimisë shpirtërore të Njerëzimit, Kujtesa e Botës.

Vendimi u mor në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së UNESCO-s mbajtur në Pekin, pikërisht atje ku ishin shëruar.