Transmetuar më 05-04-2021, 13:19

Policia e Vlorës ka gjetur dy turistët të cilët rezultonin të humbur nga dita e djeshme në “Llogara”.

Kërkimet për turistët nisën menjëherë pas njoftimit, dhe pas disa orë kërkimesh ata janë gjetur në vendin e quajtur “Qafa e thellë”.

Përmes një deklarate për mediat, policia e Vlorës njofton se aktualisht ata janë duke u trasnportuar drejt Parkut të Llogarasë.

Sipas informacioneve që japin uniformat blu të këtij qyteti, gjendja shëndetësore e dy turistëve është e mirë dhe ata nuk kanë pësuar asgjë nga qëndrimit të tyre natën në pyllin e “Llogarasë”.

Njotimi i Policisë

Policia ju vjen në ndihmë 2  turistëve hollandezë, të cilët kishin humbur rrugën në Llogara.

Shërbimet e policisë në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, pas marrjes së njoftimit se një çift turistësh hollandezë, kishin humbur kontaktet, rrugën dhe orientimin një ditë më parë dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, e kishin të pamundur kthimin mbrapa, menjeherë kanë nisur kërkimet që prej mbrëmjes së djeshme.

Kërkimet kanë  vijuar deri në mesditën e sotme.

Si rezultat i kërkimeve të pandërprera, u bë i mundur lokalizimi dhe marrja e kontaktit me dy turistët në vendin e quajtur “Qafa e thellë”, Llogara.

Aktualisht po bëhet transportimi i çiftit pranë vendndodhjes së tyre në Parku e Llogarasë.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar shërbimet e kërkimit që iu erdhën në ndihmë.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë./K.B/NOA.al