Transmetuar më 05-04-2021, 13:03

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga procesi i vaksinimit në Pogradec, ku ndodhet sot për takim elektoral, dhe nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha, që ndodhet në Malësinë e Madhe teksa bën një krahasim mes tyre.

Përmes një mesazhi në Facebook, Referuar fotove, kryeministri Rama thekson se tek takimi i kryedemokratit janë mbledhur një numër i madh njerëzish, më 25 prill Shqipëria do të votojë për vaksinimin, jo për infektimin.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! *Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, shkruan Rama.

/K.B/NOA.al