E ardhmja e trajnerit Pirlo vendoset në Napoli, ëndrra e Agnellit mbetet Zidane por mendon edhe Allegrin
Transmetuar më 05-04-2021, 12:01

Projekti i Juventusit me Andrea Pirlo në stol po shkon drejt fundit. “Zonja e Vjetër” e sheh veten jashtë Champions League, jashtë garës për titull në Serie A por sot më shumë se kurrë rrezikon edhe prezencën në Champions League.

Nëse ky skenar i fundit do të bëhej realitet bardhezinjtë rrezikojnë një kolaps të vërtetë financiarë që mund të ketë pasoja të mëdha edhe në merkatos e verës dhe projektin e tyre për të ardhmen. Drejtuesit e klubit torinez kërkojnë të shmangim me çdo kusht një përfundim të tillë, për këtë arsye kanë nisur të mendojnë shumë shpejt për pasuesin e Andrea Pirlo.

Sipas mediave italiane, presidenti Agnelli ka parë derbin kundër Torinos në shtëpinë e tij së bashku me Allegrin. Ish trajneri dhe presidenti janë miq shumë të mirë, por emri i Allgerit po përflitet prej kohësh si pasuesi i shpejtë i Pirlos, e kërkojnë me ngulm edhe vetë tifozët.

Gjithnjë sipas mediave italiane nëse Juventus nuk fiton kundër Napoli të mërkurën, Andrea Pirlon e pret shkarkimi i sigurt. Në kushtet ku ndodhet Juve, përjashtohet ideja e një trajneri provizor, kërkohet një trajner me dorë të hekurt për të shpëtuar prezencën në Champions League. Nëse Pirlo arrin të mbijetojë deri në fund të sezonit, atëherë plani ndryshon pasi objektivi i parë është Zinedine Zidane. Tekniku francez është një ëndërr e madhe e presidentit Agenlli ndërsa opsione të tjera janë Simone Inzaghi dhe Allegri.

/K.B/NOA.al