Transmetuar më 05-04-2021, 11:21

Një grup vullnetarësh në Indonezi kanë hapur një pus uji, i cili mban emrin e Arjan Salës, 32-vjeçarit i cili humbi jetën në magazinën e përfshirë nga flakët në Tiranë.

“Projekt bamirësie” është cilësuar nga grupi i vullnetarëve i quajtur “Më kthe buzëqeshjen”.

Ka qenë vëllai i Arjanit, Edmond Sala ai i cili ka publikuar videon në Facebook.

“Sapo u hap një pus uji në Indonezi me emrin Arjan Sala, vëllait tim të dashur shpirti vëllait emri vëllait, Heroi vëllait, HERO HERO , vjen darka ti më mungon shumë, do më mungosh shumë”, – shkruan ai.

Kujtojmë që magazina e qendrës tregtare “Casa Italia”, shpërtheu në flakë pasditen e 24 marsit, ndërsa Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm pasi zjarri u shua. /S.H /NOA.al