Transmetuar më 05-04-2021, 10:19

Policia e Tiranës i vuri prangat një 44-vjeçar i cili u denoncua nga partnerja e tij me të cilën bashkëjetonte, e cila nuk ka duruar më dhunën që ai ushtronte mbi të.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase se bashkëjetuesi i saj shtetasi Sh. K., ushtronte dhunë fizike dhe psikogjike ndaj saj, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit Sh. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. K., 44 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /S.H /NOA.al