Transmetuar më 05-04-2021, 09:44

Një automjet është djegur gjatë natës në Sauk të Vjetër, në Tiranë. Mësohet se mjeti në pronësi të Sh.D., 69 vjeç ka qenë i parkuar në rrugën ”Sulo Klosi”, ndërsa ngjarja paraprakisht dyshohet të jetë e qëllimshme.

Zyrtatisht nga Policia nuk ka të dhëna për shkakun dhe rrethanat e ngjarjes, aktualisht po punohet nga grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./K.B/NOA.al