Transmetuar më 05-04-2021, 09:19

Detaje të reja dalin në dritë nga ekzekutimi mafioz i Bardhok Pllanajt, mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Burime bëjnë me dije se në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte Pllanaj është qëlluar me 120 plumba automatiku, ndërkohë që zbardhet dhe dinamika që kanë ndjekur autorët, për të eleminuar një prej personazheve më të njohur të botës së krimit në qytetin verior.

Poshtë banesës së Pllanajt dyshohet se ka qëndruar një makinë me targa italiane, për të ndjekur lëvizjet e 46-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në vend nga breshëria e plumbave.

Vrasja ka ndodhur pak metra larg banesës së tij, ndërkohë që autorët e qëlluan Pllanaj nga një makinë në lëvizje, që ecte paralelisht me mjetin e viktimës.

Ndjekja ka zgjatur rreth 150 metra, dhe dyshohet se autorët kanë qenë të paktën 3, pasi është qëlluar me dy armë. /S.H /NOA.al