Shpërthim me tritol gjatë natës në Lushnjë, ishte vendosur në derën e një biznesi (DETAJE)
Transmetuar më 05-04-2021, 08:08

Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit Arjan Aliço, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti, ndërsa shpërthimi është ndjerë nga shumë banorë të zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Një sasi tritoli është vënë në dyqanin e Arjan Aliço, ish-anëtar i Bandës së Aldo Bares, ndaj të cilit ka pasur dhe më herët sulme me armë në drejtim të banesës.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti, ndërsa shpërthimi është ndjerë nga shumë banorë të zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Kush është Arjan Aliço

Arjan Aliço njihet si një nga anëtarët e bandës së Aldo Barës dhe ndodhet në burg. 58-vjeçari është i akuzuar për krimin e ndodhur në vitin 2016 pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, ku në një pikë loto-baste ka qëlluar mbi 10 herë me thikë Julian Sulën. Arjan Aliço një person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më parë për vrasje dhe si pjesë e një bande kriminale së bashku me djalin e tij Xhino Aliço, 24 vjeç, edhe ky i dënuar më parë për “vrasje të mbetur në tentativë”, kanë qëlluar egërsisht të riun nga Lushnja, në një pikë bastesh.

Julian Sula dhe djali i Arjanit, Xhino Aliço janë përfshirë në një debat për shkak të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës gjatë evropianit të vitit 2016, ku mori pjesë dhe vendi ynë. Sherri mes tyre nisi mbi preferencave që ata kishin për futbollistët e kombëtares dhe rastet e humbura të lojës. Kaq ka mjaftuar që pas debatit për motive të dobëta babë e bir të qëllonin 10 herë me thikë Sinën, i cili fatkeqësisht i rezistoi plagëve.