Transmetuar më 04-04-2021, 22:11

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër.

Një person është vrarë me armë zjarri teksa po udhëtonte me automjet.

Bëhet fjalë për  Bardhok Planaj, rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bardhok Planaj, është një prej personazheve më të komentuar të ‘botës së krimit’. Emri i tij është përmendur si një prej të dyshuarve kryesore për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri./noa.al/