Transmetuar më 04-04-2021, 20:01
Foto ilustruese

Një person në Tiranë plagoset gjatë një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:50, tek Ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali.

Persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacione paraprake

Rreth orës 18:50, tek Ish Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve./noa.al/