Transmetuar më 04-04-2021, 12:19

Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Policia ka arrestuar edhe një 39-vjeçar me iniciale K. D., pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar një 27-vjeçar me inicialet K. K., pasi gjatë kontrollit që i bënë forcat “Shqiponja” në rrugën “Stavri Themeli”, iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Po ashtu, në pranga është vënë 34-vjeçari N. H.,  pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg, për kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë A. M., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

/a.m/NOA.al