Transmetuar më 04-04-2021, 07:25

Me temperaturat gjithnjë e në rritje, tani që pranvera ka ardhur dhe po afron vera, duhet të konsumojmë më shumë ujë për të qenë të hidratuar.

Por nëse jeni personi që rimbushni shishet plastike çdo ditë, në fakt po e dëmtoni më shumë veten.

Kjo pasi shishet plastike që rimbushni nuk janë prodhuar për këtë, që do të thotë se ato janë 1-përdorimshe dhe kanë potencialin të lëshojnë kimikate të dëmshme.

Në veçanti ka shqetësime për Bisphenol A (BPA), një kimikat, i cili përdoret për të prodhuar plastikën dhe që mund të ndërhyjë në hormonet e njeriut.

“Disa toksina të zbuluara në shishet plastike mund të prekin çdo sistem të trupit tonë. Mund të ndikojnë në ovulim, të rrisin rrezikun e problemeve të shtyra nga hormonet si PCSO, kanceri i gjirit, endometrite dhe shumë të tjera”, paralajmëron doktoresha Marilyn Glenville.

Këshilla është të mos ripërdorni shishet plastike dhe sa të mundeni të përdorni qelqin.