Djersitja e duarve, shenjë paralajmëruese për disa sëmundje
Transmetuar më 04-04-2021, 08:09

Djersitja e tepërt e gjymtyrëve, këmbëve dhe duarve, është një gjendje shëndetësore që njihet si hyperhidrosis dhe zakonisht përkeqësohet nëse dikush është në ankth, në stres ose ka frikë.

Disa medikamente të caktuara si ato antidepresive shkaktojnë djersitje të tepërt. Nëse djersitja vjen me simptoma të tjera (rrahje të shpejta të zemrës, rritja e oreksit) kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së tiroides, kancerit (limfoma mund të shkaktojë humbje peshe) ose menopauzë të femrat (periudha të parregullta menstrual).

Krahas trajtimeve mjekësore, ekzistojnë dhe disa metoda natyrale që mbajnë nën kontroll prodhimin e djersës.

Soda e bukës

Vendosni këmbët dhe duart në një tas të madh me ujë me dy lugë sode, çdo ditë për 30 minuta.

Lëng domatesh

Përzieni dy gota ujë më lëng domate në një litër ujë. Mbajini këmbët apo duart për 30 minuta.

Pudra

Spërkatni duart apo këmbët me pudër dhe ato do të rrinë të thata për disa orë.

Jodi

Djersitja e tepërt është shenjë e mungesës së jodit në trup dhe kjo gjë mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve të tiroides. Sigurohuni që dieta juaj të ketë mjaftueshëm jod.

Ndër burimet më të mira të jodit janë peshku, veza, kripa, etj.